Fletë arrestet nga Serbia, ndalohet në Vjenë vëllai i Ramush Haradinajt

schedule15:50 - 18 Korrik, 2019

schedule 15:50 - 18 Korrik, 2019

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe vëllai i kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj sipas mediave kosovare është ndaluar në Vjenë. Shkak është bërë  fletarresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia. Ndalimi është mohuar nga vetë Haradinaj. Ai i ka thënë Klan Kosovës se lajmi nuk është i vërtetë. Sipas vëllait të ish-kryeministrit të Kosovës ishte një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport.

“Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim”. Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim” eshte shprehur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas publikimit të lajmit për ndalimin e Haradinajt ka reaguar kryetari demokrat Lulzim Basha, i cili tha se Serbia vazhdon të provokojë Kosovën dhe të tallet me faktorin ndërkombëtar.

 

 

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!