“Nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon”, kjo është deklarata e bërë nga ish kryeministri Sali Berisha për nismën e Ballkanit të Hapur, në protestën e organizuar mbrëmjen e sotme para kryeministrisë.
“Në këtë Bulevard, në Shqipëri dhe kudo që ndodheni sot përshëndetje vëllazërore. Në këtë protestë me të cilën ne ngrihemi fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike të Kombit shqiptar. Ne jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazmë të aleancës trilaterale, Beograd, Tiranë Shkup. Apo Vucic e vasalët e tij Rama dhe Zaev. Në krye të radhës garantoj shqiptarët se kjo nuk është protestë kundër bashkëpunimit rajonal. Ne jemi dhe kemi qenë të angazhuar për bashkëpunim të sinqertë rajonal. Për integrime rajonale në BE e euroatlantike. Por kjo është protestë kundër një projekti që shkon në kurriz të Kombeve të Ballkanit. Kundër një projekti që është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova. Kërcënim u shpall nga Kroacia”
/abcnews.al/