Flet piktori nga Tropoja: Rama artist i jashtëzakonshëm, por nuk e kanë vëmendjen njerëzit

schedule10:06 - 17 Prill, 2024

schedule 10:06 - 17 Prill, 2024

Piktori Nazmi Hoxha ka rrëfyer ndër të tjera në emisionin “Pas Mesnate” dhe miqësinë me kryeminitrin Edi Rama. Ai ka treguar se bashkë janë njohur përmes skicave që i dhuronte të dashurës në Liceun Artistik shumë vite më parë.

Hoxha ka zbuluar se Rama shkonte shpesh në Tropojë që ta takonte.

Sakaq, ai ka theksuar se kryeministri është një artist i jashtëzakonshëm, por njerëzit nuk e kanë vëmendjen.

Edi Rama ishte 19-vjeç në atë kohë, ishte në një klasë me gruan time në lice, duke parë ato pikturat që unë ia çoja time shoqe, i sheh edhe Edi dhe i bën përshtypje. Edi Rama u njoh me mua përmes skicave që i bëja bashkëshortes sime.

Edi vinte dhe në Tropojë dhe më takonte, ka fjet dhe në shtëpinë time. Mbaj mend, nëna ishte sëmurë dhe jetoja në Tiranë, ishte fushata elektorale, mbaj mend ishte në garë Besnik Mustafaj dhe Edi Rama. Unë atëherë isha me Besnikun dhe atëherë më dukej sikur ishte e vërteta, ndërsa sot e vërteta është qendra. Unë kam shumë simpati për individët nuk merrem me partitë. Unë dua individin, jam kundër këtyre rregullave, jo sistemi, jo grupi.

Edi vazhdon punon por nuk e kanë vëmendjen njerëzit. I kam parë punët e fundit, janë shumë të mira”, u shpreh piktori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!