Flet i vëllai i Admir Muratajt: Nuk bëhem bashkëpunëtor i drejtësisë

schedule18:03 - 16 Prill, 2019

schedule 18:03 - 16 Prill, 2019

Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajt, përjashton mundësinë që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të zbardhur grabitjet ku dyshohet se ka qenë i përfshirë 46-vjeçari i ekzekutuar nga policia. Gjatë një deklarate për mediat, Ceni tregon sesi familja e tij u terrorizua nga policia, ndërsa pohoi se edhe ndaj vëllait tjetër që është në burg, prokuroria nuk ka asnjë provë.

Një vëlla iu ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, pas supergrabitjes së disa miliona eurove në aeroportin e Rinasit më 9 prill, ndërsa vëllai tjetër është në burg nga 2017 po për grabitje të parave të një autoblindi në të njëjtën zonë.

Kjo është historia e dy djemve të familjes Murataj. Më i vogli prej tyre, Cen Murataj gjatë një rrëfimi për mediat thekson se edhe ai ka qenë pjesë e hetime të prokurorisë.

Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj: “Unë flas gjithmonë për hetime që i kam ndjek, i kam pa. Kam qenë person në hetim, kam qenë në dijeni të dosjes. Kam pa të gjitha seancat gjyqësore për grupin e  grabitjes, por asnjeherë nuk kam pa një detaj ku ta gjej veten një akuzë”.

Pas vrasjes së Admir Murataj familjarët e tij u terrorizuan gjatë kontrolleve që kryente policia e shtetit.

Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj: “Biznes, shtëpi, familje, arrestime, bujë, televizora, nuk e imagjinoja as vetë. E tashmja çik afër realitetit. E shohim një vëlla të gjithë flasin për një vëlla u vra, e vranë, e hodhën e bënë. Jemi mundu të mbajmë ritmin e qetësisë, kurse te policia kam kërkuar sqarime që nga data 14 shkurt 2017 në përplasje të përbashkët me policinë”.

Në fund Cen Murataj tregon se kurrë nuk do të bëhët bashkëpunëtor i drejtësisë, ndërsa tregon edhe karakterin e vëllait të tij Admir Murataj që u vra pasditën  e 9 prillit në fashtin Tapizë.

Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj: “Kurrë nuk jam bashkëpunëtor i Prokurorisë, kurrë. Qajmë hallet por jo bashkëpunëtorë. Zemrën e kishte sa peshonte trupi, kurse çështjen ushtarake, as ushtrinë se  kishte mbaruar”. /abcnews.al