Flet gruaja që burgosi shqiptarin për përdhunim në Angli: Mos heshtni!

schedule16:21 - 7 Janar, 2021

schedule 16:21 - 7 Janar, 2021

42-vjeçari shqiptar Altin Bushati u dënua me 13 vite burg në fillim të vitit të shkuar në Angli pas prokuroria vërtetoi se kishte përdhunuar të paktën dy gra në Essex.

Ky i fundit do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin për krimin e kryer.

Ndërkohë, sipas mediave britanike, njëra prej grave të dhunuara nga Bushati ka folur duke treguar eksperiecën e tmerrshme, ndërsa i ka kërkuar grave të tjera që dhunohen seksualisht që të denoncojnë dhe të tregojnë për çfarë u ka ndodhur, raporton abcnews.al.

Gruaja, e cila ka folur nën anonimat shprehet se e kishte denoncuar Bushatin duke siguruar edhe prova të krimit të tij, gjë që mundësoi futjen e tij në burg.

Kam patur mbështetje të madhe nga policia dhe organet e drejtësisë së Essex-it gjatë gjithë fazës së hetimit, ngritjes së akuzës dhe gjykimit duke më lehtësuar mjaft dorëzimin e provave të mia“, shprehet ajo duke shtuar se inkurajon çdokënd që është përballur me një situatë të ngjashme që të denoncojë.

Ishte ndihmë e madhe për mua një vesh që më dëgjoi dhe më inkurajoi edhe në momentin kur doja të hiqja dorë duke më kujtuar se unë isha viktima dhe nuk kisha bërë asgjë të keqe, kurse ai po“, vijon gruaja. /abcnews.al