“Audi” merr përpara makinat, por…

schedule20:15 / 28/09/2019

Mediat britanike kanë bërë publike pamjet dramatike të një makine “Audi”, e cila e rrethuar nga agjentët e policisë u përpoq të arratisej, duke përplasur disa mjete të tjera që gjeti përpara. Në video dëgjohen agjentët e policisë të cilët të armatosur i bërtasin shoferit “ngre duart lart”, “mos lëviz” dhe “ulu në tokë”.

Ngjarja ndodhi në Londër. Sipas policisë, agjentët u munduan të ndalonin, por pa sukses, një makinë në lidhje me disa hetime për një grabitje me thikë.

https://youtu.be/R5PazEpSGiE

Megjithatë pas ndjekjes, autoritetet arritën ta ndalonin në Essex mjetin. Por në këto momente, shoferi tregoi agresivitet, pasi u mundua të arratisej. Në përpjekje për ta bërë këtë, përplasi edhe disa mjete të tjera që gjeti para rrugës.

Por eventualisht, oficerët, të cilët ishin të armatosur, e detyrojnë që të ndalojnë. Njëri prej tyre i thyen xhamin dhe e nxjerr jashtë. Ndërkohë sipas mediave, brenda mjetit kishte edhe tre persona të tjerë të cilët u arrestuan të gjithë. Nga ngjarja nuk pati të lënduar./abcnews.al

schedule20:15 / 28/09/2019