Në orët e para të mëngjesit të sotëm, disa persona të armatosur hynë më forcë në një shtëpi në Glyka Nera, Greqi duke vrarë fillimisht qenin e familjes, më pas thyen dritaren e katit të parë dhe u futën brenda.
Të vendosur për të marrë paratë dhe çdo send me vlerë në shtëpi, ata shkojnë në dhomën e gjumit. 32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos po flinte, ata e lidhin burrin dhe shkuan në papafingo ku ndodhej 20 vjeçarja së bashku me vajzën e tyre 11 muajshe.
Të tre burrat e maskuar ngjiten shkallët, kapën 20 vjeçaren dhe e torturuan për ti treguar se ku i kishin fshehur paratë. Sipas informacioneve, ata ishin në dijeni për gjendjen financiare të familjes. Grabitësit torturojnë 20-vjeçaren, dhe më pas e vrasin duke e mbytur me jastëk, raporton abcnews.al
Çfarë tha bashkëshorti pas ngjarjes?
Ajo çfarë ai po shihte ishte e tmerrshme, gruaja e tij kishte vdekur ndërsa pranë saj ndodhej foshnja 11 muajshe e cila nuk pushonte së qari.Në gjendje shoku, ai telefonon policinë. Ai tha para policisë se ishin 3 burra me kapuç, njëri prej tyre ishte i gjatë, raporton abcnews.al
“Ata bërtisnin dhe flisnin greqisht. Më lidhën në një karrige dhe më pas shkuan për të kërkuar gruan time”.
Grabitësit morën 15,000 euro dhe të gjitha bizhuteritë, duke u zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Hetimet
Në vendin e ngjarjes mbërrin menjëherë policia. Autorët kanë qëndruar në vendin e ngjarjes për një kohë të gjatë dhe vlerësohet se ata kanë lënë gjurmë gishtash ose ADN-je. Në të njëjtën kohë, policia mori në pyetje fqinjët për ti pyetur nëse kishin dëgjuar apo parë ndonjë gjë të dyshimtë.
Sipas vlerësimeve paraprake të analistëve, autorët e krimit ishin me përvojë. Ata ndoshta kishin informacione për paratë. Policia është përqendruar te të afërmit e çiftit për të kuptuar se cili prej tyre mund të ketë dhënë informacion rreth pasurisë së tyre./abcnews.al