Flet balerini i parë shqiptar mbi taka: Do kisha frikë ta bëja në Shqipëri

schedule13:54 - 25 Nëntor, 2020

schedule 13:54 - 25 Nëntor, 2020

Në “Abc e mëngjesit” sot kishte të ftuar balerinin e parë shqiptar që performon mbi taka.  Ervis Likmeta, jeton në Athinë dhe atje e ka të gjithë aktivitetin e tij.
Pyetur se nëse do ta bënte në Shqipëri atë që bën në Greqi, ai u përgjigj se do të kishte frikë.

Në Shqipëri kam patur një performancë me pole dance por pa taka. Performanca u bë në rrugë por në Shqipëri kisha shumë frikë që të vishja dhe taka, m’u duk pak e ekzagjeruar. Nuk ishte frikë nga paragjykimi, por kur është një performancë në rrugë dhe mund të kesh çfarëdo lloj njeriu afër dhe është pak e rrezikshme. Në Greqi është mëse e pranueshme dhe mos të të them që pjesën më të madhe ekonomike e nxjerr nga takat.”, tha ai.

Më tej, ai shtoi se nuk kishte frikë thjesht nga paragjykimi, por kishte frikë se po të performonte kështu në Shqipëri, do të ishte dhe e rrezikshme fizikisht për të.

Në intervistë ndër të tjera, ai shpjegoi se kërcimi mbi taka për të është një performancë skenike dhe që nuk del kurrë i veshur në rrugë me taka. Ervis Likmeta së fundmi ka fituar dhe një kampionat botëror për kërcimin mbi taka, por këtë herë si koreograf. /abcnews.al