Fleckenstein: Reforma zgjedhore, nga ky parlament

schedule22:16 - 10 Prill, 2019

schedule 22:16 - 10 Prill, 2019

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti Europian, Knut Fleckenstein, deklaroi në Tiranë se qeveria është funksionale dhe se reforma zgjedhore mund të bëhet edhe me këtë parlament. Gjatë punimeve të Këshillit Kombëtar të Integrimit, Fleckenstein u shpreh i kënaqur që BE dhe SHBA kanë të njëjtin qëndrim për këtë çështje.

I pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit të mbajtur në Tiranë, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, është i rezervuar që të komentojë situatën politike, por thotë se është i kënaqur që qëndrimi i BE-së është i njëjtë me atë të SHBA-së.

Fleckenstein u kujon palëve në vend se e kanë në dorë e tyre të gjejnë një zgjidhje dhe një mundësi e mirë sipas tij është dhe reforma zgjedhore. Fleckenstein shprehet optimist dhe për vijimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja të saj./abcnews.al