Fleckenstein për liberalizimin e vizave të Kosovës: E kuptoj zemërimin e tyre

schedule11:50 - 28 Nëntor, 2018

schedule 11:50 - 28 Nëntor, 2018

Në një intervistë për Deutsche Velle, eurodeputeti Knut Flekenshtein u shpreh se e kuptonte zemërimin e madh në Kosovë, nëse edhe këtë vit nuk ndodh liberalizimi i vizave.

Eurodeputeti Knut Flekenshtein është shprehur se Kosova duhet të heqë taksën prej 100 % ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, por nga ana tjetër dhe Beogradi nuk duhet ta pengojë më Prishtinën në përpjekjet e saj. Në një intervistë për Deutsche Velle, Flekenshtein theksoi se bashkëpunimi rajonal në ekonomi është vendimtar dhe se Brukseli i trembej një ashpërsimi të mëtejshëm të fronteve me doganat e reja.

I pyetur për marrëdhëniet aktualisht të tensionuara mes Kosovës dhe serbisë, eurodeputeti u shpreh se bashkësia ndërkombëtare kërkon një Kosovë të stabilizuar, me aftësi duruese, kjo do të kishte efekt pozitiv edhe në procesin e njohjeve të Kosovës si shtet. Por njëkohësisht nga Serbia pritet që të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht, edhe nëse nuk i mbështet ato.

“Ngecja dhe zvarritja e proceseve afruese të Kosovës me BE ka shkaktuar një gjendje të mungesës së shpresës në vend, zvarritja e liberalizimit të vizave e shton këtë, megjithëse Kosova i ka plotësuar kushtet…pse nuk bëhet atëherë liberalizimi këtë vit, që me shumë gjasa nuk do të bëhet.” tha Flekenshtein ndër të tjera./abcnews.al