Fleckenstein pas vizitës në Tiranë: Duhet të hapen negociatat BE-Shqipëri

schedule14:35 - 8 Prill, 2018

schedule 14:35 - 8 Prill, 2018

Pas vizitës dy ditore në Tiranë raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein ka shprehur bindjen e tij se Bashkimi Europian duhet të hapë negociatat për anëtarësim me vendin tonë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Tëitter Fleckenstein shkruan se “Konkluzioni im është i qartë: Ne duhet të fillojmë tani negociatat me këtë vend. Është bërë progres, ndonëse ka mbetur ende shumë punë për t’u bërë. Pa dyshim!”.

Për të argumentuar këtë qendrim, raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian sjell në kujtesë momente të vizitës së tij në Tiranë.

“U inkurajova vërtet nga të rinjtë që takova në Tiranë, në shkollën dhe në qendrën sociale në Bregun e Lumit, apo në Universitetin e Durrësit. Ata të gjithë meritojnë të gjitha përpjekjet tona për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE-së. Mund të kemi mendime të ndryshme për shumë vendime politike, por për këta të rinj në Tiranë vlen të punohet”, shkruan Fleckenstein në mesazhin e tij në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!