Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flasin ekspertët: Pse vaksina e gripit sezonal do ju ndihmojë të mundni më lehtë Covid-19

schedule16:43 - 13 Maj, 2020

schedule 16:43 - 13 Maj, 2020

Bërja e vaksinës kundër gripit sezonal përpara periudhës vjeshtë-dimër mund ta bëjë më të lehtë luftën me koronavirusin. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi.

Në këtë studim të botuar në revistën Lancet, nga Universiteti i Hong Kongut thuhet se gripi mund ta lehtësojë hyrjen e koronavirusit dhe një vaksinë e bërë në kohë mund ta ndalojë këtë proces.

Shkencëtarët infektuan disa inde njerëzore me viruset SARS dhe MERS dhe panë një “ rëndim të receptorëve ACE2 në qelizat epiteliale”. Nivele të larta të ACE2 në rrugët e frymëmarrjes mund të lehtësojnë hyrjen e virusit dhe zhvillimin e infeksionit.

Pra, Covid-19 arrin të depërtojë në qelizën e njeriut përmes proteinës së tij kyçe “S” e cila vepron si një “çelës” sepse është në gjendje të depërtojë në një proteinë tjetër të pranishme në qelizat tona, e quajtur receptori ACE2, e që është përdorur dhe virusi i mëparshëm SARS.

Sipas epidemiologot Paolo Bonanni vaksina kundër gripit mund të ndihmojë për dy arsye: e para sepse të kesh dy infeksione virale që qarkullojnë njëkohësisht e rëndon situatën dhe e dyta sepse gripi sezonal rrezikon t’ia hapë derën më lehtë Covid-19.

Po ashtu, antitrupat që përfitohen nga kjo vaksinë nuk e ndalojnë plotësisht virusin e ri korona, por ekspertët mendojnë se mund ta dobësojnë fuqinë me të cilën ai godet njerëzit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!