“Flas si zyrtar shteti”, Prençi: Kam informacione të zeza për Belerin, nëse më hedhin në gjyq do i nxjerr

schedule21:24 - 31 Tetor, 2024

schedule 21:24 - 31 Tetor, 2024

Ish-drejtori i Policisë, Shemsi Prençi ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se ka informacione shumë të zeza për Fredi Belerin, të cilat nuk mund të publikohen.

Ai tha se po flte si zyrtar shteti dhe nuk ka asgjë personale me Belerin, por në rast se e hedhin në gjyq do i nxjerr këto informacione.

“Beleri është deputet i Greqisë në Parlamentin Europian, po të ishte i shqiptarëve në Parlamentin Europian do të isha shumë i fyer. Kurrë nuk do të ndihesha mirë, që të më përfaqësoj në Parlamentin Europian një person që e kam patur gjithmonë përballë, unë punonjës shteti, ai punonjës i grupeve terroriste. Paçka se ai është një zgjidhje politike e interesave të politikës shqiptare, të cilët e kandiduan dhe kurrë nuk do jenë. Unë jam i djathtë në bindjet e mia politike, por nuk e mbështes kurrë të djathtën në momentin që përkrah Belerin. Në këtë mënyrë unë ndihem tërësisht i fyer që Beleri të flas për shqiptarët.

Unë nuk kam asgjë me Fredi Belerin personale, e kam si zyrtar shteti.

Unë kam informacione shumë të zeza për Belerin që nuk mund të mediatizohen. Nëse më hedhin në gjyq do i nxjerr në një seancë të veçantë me dyert të mbyllura”, u shpreh Prençi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!