Flamurtarit vetëm sa i shtohen borxhet, Tiranën e tremb Michael Ngoo

schedule08:23 - 6 Shkurt, 2020

schedule 08:23 - 6 Shkurt, 2020

Superiorja rikthehet nesër, me një ndeshje mjaft të rëndësishme si ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës. Shkodranët i gëzohen rikthimit të mbrojtësit Erdenis Gurishta, i cili mungoi kundër Bylisit për shkak se ishte i pezulluar me kartonë të verdhë.

Tirana nga krahu tjetër nuk do të ketë sulmuesin Ismael Dunga, i cili ndodhet akoma në Kenia dhe nuk është rikuperuar. Veç tij, rrezikon që në takimin e nesërm të mungojë edhe sulmuesi tjetër, Michael Ngo.

Gjiganti anglez po kalon një gjendje gripale dhe ditën e djeshme nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Gjendja e tij do të shikohet sot dhe nesër, por gjasat janë që sulmuesi të mos jetë titullar ndaj Vllaznisë.

 

Goran Siljanovksi dhe Muhamet Useini

BORXHET E VLONJATËVE – Tjetër gjyq i humbur në FIFA nga Flamurtari. “Panorama Sport” raporton se një tjetër lojtar ka fituar të drejtën për të përfituar pagat e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin Muhamed Useini, të cilit klubit vlonjat do të duhet t’i derdhë në arkë shumën e 30 mijë eurove.

Situata sa vjen e bëhet më shqetësuese në Vlorë, pasi dihet që momentalisht prej borxheve FIFA u ka bllokuar edhe merkaton. Gjithashtu një numër i madh lojtarësh presin të shlyhen dhe do të nisin procedurat për gjyq nëse nga klubi Flamurtari nuk do t’u përgjigjen së shpejti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!