Kategoria e Parë ka nisur me shumë barazime, pasi katër prej dueleve u mbyllën pa fitues. I vetmi ekip që ka festuar ishte Luzi, që shtangu Flamurtarin në transfertë me rezultatin 1-2.
Çuçka dhe Dushaj çuan dëm golin e Iacovelli të vlonjatëve. Tre ndeshje u mbyllën në barazime 0-0: Besa-Tomori, Korabi-Apolonia dhe Turbina-Besëlidhja.
Në Pukë Tërbuni barazoi 1-1 me Skënderbeun. Xhebraimi kaloi vendasit në epërsi, kurse korçarët barazuan me Zguron. / abcnews.al