Flamurtari pa trajner, synohet një emër i madh për pankinën

schedule09:28 - 25 Tetor, 2019

schedule 09:28 - 25 Tetor, 2019

Dritan Sadedini nuk do të jetë trajner i Flamurtarit. Klubi vlonjat njoftoi një ditë më parë se ai do të mbetet pjesë e stafit, ndërkohë që mbetet të përcaktohet se kush do ta marrë drejtimin e kuqezinjve. Artan Sakaj është lakuar si opsion.

ABC News një ditë më parë pati një komunikimin me ish-kapitenin e vlonjatëve, që së fundmi është larguar nga drejtimi i Orikut. Ai mohoi të kishte kontakte me drejtuesit e klubit bregdetar. Administratori Sinan Idrizi do të ketë një mision të vështirë, pasi situata në ekip i bën të mendohen mirë të gjithë trajnerët.

Së fundmi raportohet në gazetën e përditshme sportive, “Panorama Sport”, që në Vlorë dëshirojnë për pankinën Mirel Josën. I larguar nga Prishtina pak kohë më parë, tekniku kryeqytetas është i hapur ndaj ofertave. Gjithsesi marrja e drejtimit të Flamurtarit do të ishte një risk i madh.

Josa është një nga trajnerët me më shumë trofe në vendin tonë dhe normalisht do të mendohet mirë nëse merr një ofertë, ose nëse e ka marrë deri më tani. Për herë të fundit në Superiore drejtoi Tiranën, që ra për herë të parë nga kategoria. Dy sezonet e fundit ishte në krye të Prishtinës, duke e mbyllur kampionatin në vend të dytë dhe duke humbur mundësin e fitimit të titullit dy herë në javën e fundit të kampionatit. /abcnews.al

Mirel Josa në një seancë stërvitore të Prishtinës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!