Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flamurtari nis rinovimin e tapetit në fushën e stadiumit

schedule20:44 - 29 Gusht, 2018

schedule 20:44 - 29 Gusht, 2018

Nis puna për riparimin e fushës së stadiumit të Flamurtarit, pas dëmtimit të saj përpara ndeshjes së Superligës me Kukësin. Vlonjatët shpresojnë ta kenë gati në kohën e duhur, ndërsa deri tani nuk ka asnjë përgjegjës për dëmin e shkaktuar.

Kritikat ishin të shumta për cilësinë e kësaj fushe. Flamurtari e arriti fitoren ndaj Kukësit në terrenin e stadiumit të tij në Vlorë, veçse imazhi i klubit u dëmtua jo pak, nga cilësia e barit. Klubi vlonjat, ndërkaq, ka nisur punimet për rregullimin e tij, duke e realizuar me anë të mbjelljes së farës së barit të ri. Punimet u vonuan paksa për shkak të kohës së keqe me reshje, ndërsa tani gjithçka është në kushte optimale.

Flamurtari shpreson që mbjellja e barit të ri të përfundojë shpejt dhe fusha të jetë në gjendje normale për të luajtur, në mesin e shtatorit, kur do të ketë edhe ndeshjen e parë të Superligës në fushën e tij, madje një sfidë shumë të rëndësishme, atë ndaj Skënderbeut. Këtë fundjavë, vlonjatët luajnë jashtë, dhe pikërisht në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, ndërsa në fillim të shtatorit do të ketë ndërprerje të kampionatit, për shkak të dy ndeshjeve të kombëtares në Ligën e Kombeve.

Nuk dihet se çfarë kostoje ka pasur dëmtimi i barit, dhe riparimi i këtij dëmi, ndërsa mësohet se kjo gjendje u krijua për shkak të mirëmbajtjes jo profesionale të fushës.
Nga Vlora askush nuk është bërë përgjegjës përpara ligjit, apo nga ana administrative, që të mbajë përgjegjësi për dëmin e krijuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!