Flamurtari nis punën për gjysmën e dytë të sezonit. Trajneri Shpëtim Duro sqaron sesi do të jetë faza përgatitore dhe se çfarë planesh ka ai për përforcimin e skuadrës.
Dy javë në Antalia, fazë përgatitore,dhe tri miqësore.
Ky është versioni i Flamurtarit në janar, ndërsa trajneri Shpëtim Duro synon që në fazën e dytë, të paktën të mbrojë vendin e dytë që mban në Superligë.
Shtyrja e ndeshjeve të kampionatit bëri që planet të ndryshonin disi.
Duro ka folur dhe për përforcimet, duke sqaruar se çfarë pritet të bëhet në janar.
Flamurtari renditet i dyti në Superligë me 28 pikë, 9 pikë prapa Skenderbeut, ndërsa synon edhe Kupën e Shqipërisë./abcnews.al