Flamurtari, kthim te fama e dikurshme, vajzat vlonjate rikthejnë lavdinë

schedule22:18 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 22:18 - 17 Dhjetor, 2022

24 tituj kombëtar dhe sa tituj të tjerë mes kupës së Shqipërisë dhe superkupave. Një histori suksesi për Flamurtarin në basketbolll për femra që tashme veç të tjerash po kthejnë në Vlorë traditën që ky sport ka patur.

Lexo edhe: Hurma e parë migroi nga Jemeni, erdhi në Shqipëri në vitin 1911

Një pallat sporti që mes viteve 80-të, pas viteve 2000, por edhe aktualisht ne vitet e fundit po vijon të nxjerre emra të spikatur në këtë sport. Një ekip qe po rikthen ne shkallet e pallatit sportdashësit. Nga Sadushi në vitet 80-te, Merkaj , Dauti, Brinja apo Aliko me vonë e tashmë tek Memushi, Myrto apo edhe emra te tjerë ne vijim te traditës vlonjate.

Flamurtari kërkon çdo trofe te mundshëm. Këtë sezon ka fituar dy deri me tani. Super kupën mbarëkombëtare dhe kupën e federatës.  Por nuk kërkon te ndalet këtu. Asnjë humbje mes kampionatit shqiptar dhe ligës unike, por me qëllimin që ky ekip veç trofeve te sjelle edhe elementin e ri me vajza vlonjate ne traditën e këtij sporti ne Vlore.

Për Abc NeWs trajnerja Elona Hasanaj rrëfen karrierën e saj të gjatë.

“E kam filluar në klasë të 5. 12 vjece, pafundësisht. Si lojtare janë shumë tituj. Janë gati 19 vite, jemi kampion. 17 tituj kampion.”

Ka fituar trofe si lojtare dhe tashmë si trajnere, Hasanaj tregon si janë emocionet në të dy rastet Trajnerja e flamurtarit tregon se gara në ligën unike është tepër e fortë

“Ka të veçantë sepse përkoi me fitoren e kupës së federatës. Ekipet janë aty aty. Jemi tre ekipe shqiptare që luftojnë fort, janë tre nga kosova që luftojnë po shumë fort. Të kesh këtë rezultat nuk duhet të jemi modest.kemi bërë më të mirën. Jemi në rrugën e duhur. Nuk them që do ti marrim të gjitha, por do luftojmë ti marrim të gjitha.”

Dëshira e trajneres është që flamurtarit ti bashkohen sa më shumë vajza të reja.

“Ne drejt asaj duhet të vemi. Është një ngëc në kamipint. Ka rënë ardhja e vajzave të talentuara. Ne këtë po kërkojmë. Të vijnë sa më shumë vajza të reja. Dalë nga dal të zbehet ardhja e vajzave të huaja. Të luajmë si dikur, me vajzat vlonjate.”

Hasanaj shprehet se synon ti rikthejë Flamurtarit lavdinë e dikurshme

“Flamurtari i atyre viteve, pallati i sportit mbushej plot, nuk mund të them që tifozat janë po ata. Është një pjesë e zjarrtë kjo që ka aradhur. Që e mbështet. Por ka ende për tu bërë, ky pallat sporti duhet mbushur. Duhet të buçasë si dje që të dyja tribunat ishin plot. Që edhe unë u emocionova.”

Ne kemi në dorë të bëjmë ndeshje të bukura. Duam që ky pallat sporti të mbushet.

Tea Memushi është kapitenia e flamurtarit në basketboll. Në fakt nuk është një emër i panjohur. Është një vajzë vlonjate që vjen nga një familje sportistësh. E bija e ish futbollistit Eqerem Memushi. Sot në basketboll për femra duke vazhduar traditën e familjes Memushi në sport. Por në baketboll trajenere ekip. I ati ish futbollist i Flamurtarit të madh në futboll Eqerem Memushi është dhe ka qenë mbështetja e saj e madhe.

“Babi ka qenë suportuesi më i madh në sport,. Kemi hapur një garë në familje për kupat. Në këto dy vite që jam në Vlorë kam fituar 5 trofe me Flamurtarin. Jam 26 vjeç sipas tij dhe do t’ia kaloj.”

Kapitenia Memushi kërkon nga vajzat e reja të kenë durim për sukseset.

“E vereteta është që unë jam një lojtare që vij nga akademia e lojtarëve. Qasja ka ndyshuar. Unë i ndjek vjazat e reja. Ndoshta duhet të presim edhe pak që ato ti bashkohen ekipit.”
Memushi ka dhe një thirrje për tifozët

“Duam edhe më shumë tifoza. Ne kerkpjmë të gjithë trofetë që janë në garë. Kampionati kombëtar që ëshë synimi ynë. Ne e kemi nisur me këmbën e mbarë.”

Te Flamurtari nuk mungojnë lojtaret e huaja duke sjelle nje eksperience ndryshe. Jakobson e Benally vijnë nga SHBA me aktivizime të ndryshme në kolegjet Amerikan apo edhe europe. Ndërsa besojnë se ky ekip është zgjedhja e duhur.

“Më pelqeu shumë Vlora, që ditën e parë që erdha këtu. Dhe e mendova që flamurtari ishte një ekip pretendent dhe kisha të dëshirë të kontribuaja edhe unë. Këtu ka përpjekje shumë të mëdha në ekip. Vajzat janë shumë të forta në këtë ekip. Mendoj që ekipi i flamurtarit është më i bashkuar dhe duke marrë shkas nga loja e djeshme, që bashkë arritëm të kthenim një rezulutat të fortë, kjo gjë më pëlqen.”

“Është një ekip shumë i mirë, kemi shumë mundësi, kimia midis nesh është e fortë dhe kjo është një gjë e mirë për pjesën tjetër të sezonit. Duke menduar që me këtë ekip mund të fitojmë dhe kapionatin, kjo më lumturon shumë. Mendoj se është një kometicion i mirë, më pëlqen që ne luajmë paralelisht edhe në ligën unike.”

Ndeshja e fundit përballë Prishtines pati emocione pa fund, që në Vlore kërkojne ti vijojne dhe shijojnë. Natyrisht duke arritur edhe trofe. Ne dekadën e fundit Flamurtari ka dominuar në basketboll për femra, ndërsa kërkon të vijojë në këtë rrugë. Natyrisht edhe duke kthyer traditën dhe rritur lojtaret e reja që nesër të jenë baza e Flamurtarit./abcnews.al/
`

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!