Flamurtari hedh sytë nga gjetja e lojtarëve. Emërimi i Marcelo Troisit në krye të ekipit vlonjat e orienton merkaton drejt Brazilit, ku ai ka lidhjet e veta. Ndryshimet në kampin kuqezi do të jetë të mëdha dhe zbulohet një prej afrimeve për repartin e sulmit.
Bëhet fjalë për sulmuesin Welder Costa. Futbollisti 24-vjeçar ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e Guarany për t’u larguar. Ai ka paguar për të mbyllur kontratën dhe për të provuar një eksperiencë të re në Europë, me shpresën që karriera e tij të marrë një tjetër rrjedhë. /abcnews.al
O atacante Welder Costa, 24 anos, não se apresentará mais no Guarany para a Divisão de Acesso. O jogador aceitou proposta para atuar no Flamurtari F.C, da Albânia. Para isso, o próprio Welder pagou a multa rescisória prevista.
Foto: Yuri Cougo Dias pic.twitter.com/Sd714tdBWQ
— Yuri Cougo Dias (@CougoDias) January 9, 2020