Flamurtari fitore mjaft të vlefshme me Lushnjën

schedule13:21 - 19 Shkurt, 2018

schedule 13:21 - 19 Shkurt, 2018

Fitorja ndaj Lushnjes nuk ishte aspak e lehtë për Flamurtarin. Kështu theksojnë golshënuesi Bicaj dhe trajneri Duro, ndërsa vlonjatët kanë pretendime në Kupë dhe kampionat.

 

U luajt me ekipin e vendit të fundit, por sërish s’ishte e lehtë.

Nuk mund të ndodhte ndryshe me Flamurtarin në Vlorë ndaj Lushnjes, një ekipi që vërtet po bie nga kategoria, por që po përpiqet të nderojë garën.

Pas suksesit shumë të vështirë në fushën e lushnjarëve në fazën e dytë, vlonjatët vuajtën, por ia dolën në stadiumin e tyre, duke respektuar parashikimet e duke mbetur brenda objektivave.

Shënuesi i golit të parë, atij më të rëndësishmit, Ditmar Bicaj, e vlerëson kështu fitoren.

 

Trajneri Duro mbetet gjithnjë i rezervuar, dhe me të drejtë, pasi Flamurtari ende nuk ka arritur asgjë, si në Superligë, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!