Flamurtari është kampion i Shqiperisë në basketboll për femra

schedule20:46 - 15 Maj, 2022

schedule 20:46 - 15 Maj, 2022

Flamurtari është kampion i Shqiperisë në basketboll për femra.

Ekipi i drejtuar nga trainere ELONA Hasanaj ka fituar edhe takimin e tretë në shifrat 94-58 duke arritur kështu titullin e 24  në histori.

Ekipi vlonjat ka dominuar gjatë gjithë kampionatit por edhe ne ndeshjet play-off perballë Partizanit duke siguruar kështu titullin. Flamurtari ka zhvilluar një ndeshje perfekte në Vlorë këtë të diel në Vlorë ndërsa e ka marrë kryesimin shumë shpejt duke shkuar në avantazh te thelle teksa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 45-24 pas dy periodave të para.

Edhe pas pushimit ekipi vlonjat Luan mjaft mirë dhe 10 minutat e treta mbyllen në shifrat 70-35. Flamurtari luan me i qete ne 10 minutat e fundit ndersa në parket zbresin edhe lojtaret e reja të flamurtarit ndërkohë qe nuk ndryshon asgjë dhe ndeshja mbyllet 94-58. Një fitore që i siguron ekipit vlonjat titullin kampion ndërsa në pallat të sportit nis festa dhe dorëzimi i kupës.

Memushi, Omerbasic, Jakobson por edhe trainerja ELONA hasanaj shprehin të gjithë gëzimin e kësaj arritjeje të titullit por me besimin se ky Flamurtar do të vijojë dominoje në basketboll.

Flamurtari siguron kështu titullin e 24-te në histori ndërsa vijon ashtu si në gjithë këto vite të dominojë basketbollin e femrave. /abcnews.al/