Marcelo Troisi, trajneri i Flamurtarit, ka folur për ndeshjen që skuadra e tij humbi kundër Skënderbeut. Braziliani, në emisionin “Gol pas Goli” deklaroi: “Është disi e vështirë ta kapërdish faktin që pëson në fund, në një ndeshje kaq të rëndësishme të kampionatit. Duhet të uroj ekipin tim, që dha maksimumin, Kemi shumë vështirësi për rolet. Dolëm të zhgënjyer, pasi donim pikë. Ky është futbolli”.
“Zhbllokimi i merkatos? Shpresojmë që të zgjidhet kjo situatë. Presidenti po bën maksimumin për të na ndihmuar. Nëse afrimet që kemi marrë i regjistrojmë, Flamurtari do të jetë shumë herë më i fortë”, shtoi Troisi gjatë fjalës së tij në “Supersport”.
“Situata është e vështirë. Improvizuam kundër Skënderbeut. Ata janë më të fortë se ne, por fituan vetëm 1-0, me një rezultat të ngushtë”, deklaron braziliani. “Presidenti më ka garantuar se do bëjmë përforcime dhe ma ka lënë mua në dorë. Erdha sepse kam besim tek ai, ka një projekt. E kam ditur ë në fillim që situata është e vështirë. Kam ardhur të punoj fort dhe do i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi edhe Kupën si objektiv dhe do të bëjmë maksimumin”. /abcnews.al