Brescia po fitonte 2-1 në miqësoren e zhvilluar përballë Vojvodinës, por ndeshja u ndërpre dy herë, për të mos përfunduar më kurrë.
Episodi i parë ndodhi në minutën e 31-të. Trajneri serb, Nenad Lalatovic, u ndëshkua me të kuqe për protesta dhe kërcënoi me braktisje të ndeshjes nga ana e ekipit të tij.
Ndeshja rifilloi pas 15 minutash dhe u ndërpre përfundimisht pas mbarimit të pjesës së parë. Dikush në tribunë nxori një flamur shqiptar dhe serbëve iu errësuan sytë. Ndodh shpesh kur përballë u shfaqet shqiponja dykrenare kuqezi…
Rreth 20 tifozë serbë u futën në fushë dhe tentuan largimin e flamurit. Kaosi shpërtheu dhe ndeshja u ndërpre përfundimisht, teksa u desh ndërhyrja e policisë për të evituar përplasjen dhe për të qetësuar situatën. /abcnews.al
#Brescia, caos in #amichevole col #Vojvodina. I tifosi serbi invadono il campo, partita #sospesa https://t.co/Pmcrm9eQBi #serieA
— LaGazzettadelloSport (@Gazzetta_it) October 12, 2019