Jashtë listës së zezë të BE/ Anijet shqiptare do të paraqiten në porte pa risk

schedule13:38 - 18 Qershor, 2024

schedule 13:38 - 18 Qershor, 2024

Anijet shqiptare kanë dalë nga lista e zeze e Bashkimit Europian.

“Tashmë çdo anije që mban flamurin shqiptar nëse do të prekë një port të një shteti anëtar të Memorandumit të Parisit dhe Bashkimit Europian, do të paraqitet si anije pa risk të lartë lundrimor”

Lajmin e mirë e ka njoftuar Autoriteti Portual i Durrësit pas përfundimit të mbledhjes së 57-të Komitetit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit.

Anijet shqiptare tashmë bëjnë pjesë në listën gri.

“Lista e bardhë, gri dhe e zezë” paraqet spektrin e plotë, nga flamujt cilësorë te flamujt me performancë të dobët që konsiderohen me rrezik të lartë ose shumë të lartë.

Renditja e flotës shqiptare është përmirësuar falë masave të marra nga ministria e infrastrukturës dhe energjisë si dhe institcionet e tjera në varësi të saj ndërsa udhërrëfyes strategjik për realizimin e kësaj arritjeje u hartua tre vite më parë së bashku me Autoritetin Portual Durrës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Detare.

Në mbledhjen e tij të 57-të Komiteti i Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit miratoi rezultatet e inspektimit të vitit 2023 dhe miratoi lista të reja të performancës për shtetet dhe organizatat e njohura që do të përdoren nga 1 korriku i këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!