Flamuri i BE pranë atij shqiptar në institucione, Xhaçka kërkon miratimin e aktit normativ

schedule10:54 - 8 Shtator, 2022

schedule 10:54 - 8 Shtator, 2022

Në Kuvend diskutohet sot akti normativ për simbolet kombëtare. Ky akt vjen në kuadër të përshtatjes së legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, pas çeljes së negociatave.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ftoi deputetët që ta votojnë. Sipas këtij akti normativ, pranë flamurit kombëtar në institucione të vendoset edhe ai i BE.

Ministrja theksoi se është miratuar me urgjencë për të qenë të përgatitur për takimet që do të jenë në kuadër të çeljes së negociatave.

“Pranë flamurit tonë kombëtar në institucione të vendoset edhe flamuri BE. Janë ndryshime që përshtasim aspekte në përputhje me këtë zhvillim historik. Ky akt normativ u miratua me urgjencë për të qenë të përgatitur për takimet.

Ky akt nënvizon rëndësinë e hapjes së negociatave. Është një ndërhyrje modeste, por me një rëndësi të madhe, pasi reflekton hapjen e një kapitulli.

Mbajtja e konferencës së parë dhe hapja e negociatave ishte jo thjeshtë njohja e punës që ka bërë Shqipëria, por edhe hapja e një kapitulli të ri për ngritjen e strukturës së negociatave të anëtarësimit”, tha Xhaçka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!