Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Flamingot nga “Temu” në Kuvend”, Balla ironizon opozitën për Zvërnecin: Investimi prej 4 miliardë eurosh do realizohet

schedule11:00 - 11 Qershor, 2026

schedule 11:00 - 11 Qershor, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla mbrojti investimin strategjik në Zvërnec, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të humbasë një projekt me vlerë 4 miliardë euro dhe se zhvillimi i zonës do të vijojë sipas planit të qeverisë.

“Ne jemi pro investimit. Investimi do të bëhet”, deklaroi Balla, duke nënvizuar se projekti në Zvërnec do të vazhdojë paralelisht me procesin e integrimit europian të vendit.

Kreu i grupit parlamentar socialist ironizoi opozitën për qëndrimet që kanë ndryshuar brenda pak ditësh lidhur me investimin strategjik në jug të vendit.



“Një javë më parë dolët dhe thatë që jeni pro investimit. Tani, a jeni pro investimit apo kundër investimit?”, u shpreh Balla nga foltorja e Kuvendit.

Në fjalën e tij ai përdori edhe batuta ndaj Partisë Demokratike, duke deklaruar se “ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo”, ndërsa shtoi se fjalimi i deputetes së opozitës, Ina Zhupa i ngjante “një fjalimi të një flamingoje nga Temu”.

Balla akuzoi opozitën për paqartësi politike lidhur me projektin në Zvërnec dhe nismat ligjore të depozituara në Kuvend, duke paralajmëruar se mazhoranca do t’i rrëzojë të katër projektligjet e propozuara prej tyre.

Fjala e plotë:

Ky ishte. Fiks një fjalim i një flamingo nga Temu. Edhe më pëlqen shumë që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo, ose më mirë keni filluar të silleni si flamingo, edhe pse me respektin më të madh…kush ju ka komanduar ju? Kush ju ka? Kush ju ka autorizuar…bëni zhurmë sa të doni? Bëni zhurmë sa të doni, shkoni, shkoni edhe në protestë po deshët, vidheni edhe protestën po deshët, sa i përket katër ligjeve që keni sjellë, ne jemi kundra.

Jemi kundra të katër projektligjeve që keni sjellë, do t’i rrëzojmë ato, sepse jemi votuar, jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë.

Ju, një javë më parë, dolët me kryedrejtuesin tuaj, bufin e madh, dhe thatë që jeni pro investimit.
Tani, kush është qëllimi i katër projektligjeve?
Ju jeni pro investimit apo kundër investimit?

Ne jemi pro investimit. Investimi do të bëhet!
Shqipëria nuk e ka luksin Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 miliardë sepse e dini e dini pse bëni kaq qesharak?

Zonja që sapo foli sapo citoi edhe tekstin e zëdhënësit të ministrisë së jashtme të Iranit, i cili dje doli dhe hapur… e kishte shkruar shqip se edhe ti se po më dukesh si zëdhënës i ministrisë së jashtme të Iranit. Rama ik tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit. Dakord? Po ju ç’kërkoni në protestë? E kuptoj e kuptoj atë djalin atje dhe ata dy djemtë atje se ata ata atë punë kanë.

Po mirë dakord pashë edhe një deputete që mungoka një deputete e Partisë Demokratike që thoshte jemi këtu në protestë kundër sistemit. Po ku kundër kujt sistemi? Kundër kujt sistemi jeni ju? Po në një protestë një protestë që një protestë që thirret Sali Berisha në burg edhe ju pa dyshim pa dyshim pa dyshim ndërkohë që… jo jo jo s’kemi fare ne e para është që nuk kompleksohemi fare sepse e dimë fare mirë e dimë fare mirë që kemi një kontratë me qytetarët shqiptarë… doli zonja këtu dhe tha jemi jemi për paketën e integrimit. Sa u votua paketa e integrimit mori vota pro të të gjithëve që do kalojë nuk ka lidhje fare me kalendarin dhe programin, ishin dy ligje që i solli qeveria me procedurë përshpejtuar u votua, s’kishte asnjë votë kundra. Se ju nuk e keni mendjen në mësim ju s’e keni mendjen në mësim, ne jemi këtu ne do ta vazhdojmë detyrën tonë që kemi ndaj integrimit, jo ditë po orë për të humbur nuk kemi për t’i votuar dhe diskutuar ligjet e integrimit.

Ju deri më tani deri më tani për ta ditur, ende nuk e keni votuar asnjë ligj që lidhet me paketën e integrimit dje në konferencë kryetarëve meqë e kërkuat ua kemi depozituar dhe dorëzuar zyrtarisht nga Ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin paketën e ligjeve të integrimit ndërkohë ndërkohë që në daçse vini votoni apo se vini nuk votoni kjo pak rëndësi ka për ne që të jemi të qartë për këtë pjesë sa i përket edhe njëherë katër projektligjeve që keni sjellë na thatë dje në konferencë kryetarëve që do sillni kërkesë për procedurë përshpejtuar, nuk e keni sjellë.

Megjithatë po jua them në emër të këtij grupi parlamentar: të katër projektligjet tuaja do rrëzohen kurdo që të jetë data dhe se projekti në Zvërnec do të vazhdojë dhe Shqipëria do të ecë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!