Njē grup i vogël prej 4 flamingosh janē parë këtë mëngjes të qëndrojnë buzë liqenit të Pogradecit. Prezenca e tyre gjatë pranverës në liqenin e Ohrit është e pazakontë, por specialistët e lidhin rikthimin e shpendëve me temperaturat e larta dhe dimrin e butë.
Liqeni i Ohrit nuk është habitati natyral i flamingove, të cilët qēndrojnë për pak ditë aty dhe më pas shtegëtojnë drejt ujrave të kripura të Lagunave të Divjakës, Karavastasë dhe Nartës, të cilat janē habitatet e tyre dhe ku gjenden gjithë vitin.
Me ngrohjen e motit pritet që numri i flamingove që stacionohen në ujrat e liqenit tē Ohrit të rritet.