Zjarri u rikthye sërish sot në Karaburun. Pas situatës problematike në fillim të muajit Gusht, mesditën e sotme u shënua një tjetër vatër zjarri në Karaburun.
Gazetari i “ABC” në Vlorë, Elton Nikaj ka siguruar pamjet nga flakët që pushtuan shkurret dhe bimësinë. Aktualisht situata paraqitet e qetë, pasi edhe me ndihmën e helikopterit flakët janë vendosur nën kontroll duke u shuar.
Lexo edhe: Shkurre, pemë dhe mbetje urbane, izolohet zjarri në Fushë Mamurras
Në të gjithë vendin janë ende disa vatra aktive zjarri nga veriu në jug të vendit./ Abcnews.al