Pas 10 ditë në luftë me flakët, helikopteri i forcave të emergjencës Civile është ulur në Dukat për të asistuar në fikjen e zjarrit që po përhapet me shpejtësi.
Në terren për herë të parë ka dalë sot edhe kreu i Emergjencave Civile Haki Çako i cili ka udhëzuar ushtrinë për të kontribuar në këtë operacion.
Ai deklaroi se duhet krijuar një kordon nga ushtarët duke punuar me kazma dhe lopata për të parandaluar përhapjen e flakëve. m.v/abcnews.al