Si pasojë e temperaturave të larta, zjarre të shumta kanë përfshirë Greqinë gjatë ditëve të fundit. Në Rodos flakët kanë dalë jashtë kontrolli, ndërsa serioze paraqitet situata edhe në Etoloakarnania dhe Soufli.
Mediat shkruajnë se autoritetet kanë ndërhyrë duke bërë të mundur evakuimin e banorëve në fshatrat që janë prekur nga zjarret.
Zjarri që shpërtheu mesditën e të dielës në Rodos po lëviz në drejtim të kampit Kalamona.
Shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike pasi flakët kanë dëmtuar linjat e tensionit të lartë, ndërsa probleme kanë shfaqur edhe linja e kompanive celulare dhe furnizimi me ujë. m.v/abcnews.al