Flakë dhe molotov, protestë kundër vaksinimit me detyrim në Greqi

schedule22:24 - 24 Korrik, 2021

schedule 22:24 - 24 Korrik, 2021

Vaksinimi i detyrueshëm për disa kategori ka zemëruar grekët. Një grup qytetarësh janë ngritur në protestë duke zhvilluar mbrëmjen e sotme një tubim përpara parlamentit të vendit fqinj në Athinë.

Protesta fillimisht nisi e qetë, por më pas degjeneroi në përdorimin e molotovit kundër efektivëve të policisë.

Lexo edhe: Rritje 180%, trondit profesori grek: Po vjen vala “Delta”, dy skenarët dhe rruga e shpëtimit

Policia ka ndërhyrë duke shpërndarë turmën dhe gjithçka është mbyllur pa të lënduar.

Përballë frikës nga varianti “Delta” dhe të papriturave që mund të ndodhin në vjeshtë, qeveria greke vendosi që vaksina të jetë e detyrueshme për disa kategori dhe një gjë e tillë zemëroi një pjesë të qytetarëve./ Abcnews.al