Pas arrestimit, Fjolla Morina i bën dedikimin prekës biznesmenit: Dashuria nuk është e lehtë

schedule23:56 - 20 Tetor, 2020

schedule 23:56 - 20 Tetor, 2020

Këngëtarja Fjolla Morina i ka shprehur publikisht dashurinë biznesmenit Fisnik Syla. Ajo thotë se ditët e vështira që kaloi pas arrestimit i kanë shërbyer për të forcuar akoma më shumë lidhjen e tyre.

Sipas saj, dashuria është në gjendje të përballojë çdo vështirësi dhe çdo pengesë dhe se ajo fiton mbi gjithçka.

“Thonë qe “Ne dashuri fiton kush ikën”. Nuk eshte e vertete. Ne dashuri fiton ai/ajo qe rri. Dashuria nuk eshte e lehte! Ne dashuri duhet te dish te ndash dhimbjen, pasjonin, vuajtjet.

Ndonjehere dashuria ve ne dyshim gjithcka qe ti ke besuar por kur dashuria eshte e vertet ateher ajo eshte ne gjendje te superoj cdo veshtiresi cdo pengese sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Në në çdo pengese fituam njeri tjetrin. Te dua Fisnik Syla”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Më 19 shtator të këtij viti, këngëtarja Fjolla Morina u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës bashkë me biznesmenin kosovar dhe shoferin e saj./abcnews.al