Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina konfirmoi pak muaj më parë lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla.
Në një intervistë për revistën Who, ajo tregoi se vajzat e saj e kanë pritur mirë lidhjen me Fisnikun dhe ai është shumë i dashur. Po ashtu Fjolla tregoi se edhe ajo i ka takuar fëmijët e Fisnikut.
“Direkt fëmijët kanë qenë shumë të dashur me Fisnikun. I ka bërë për vete sepse është shumë i dashur si njeri. Speciale, shumë e mirë, se kam pritur as vetë të ishin kaq të lidhur”, tha këngëtarja.
Sakaq, Fjolla zbuloi se ata janë bashkë prej rreth një viti dhe janë njohur nga shoqëri e përbashkët.
“Ne jemi njohur shumë kohë më parë në shoqëri të përbashkët, kemi qenë miq pastaj, jemi dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe sot jemi bashkë”, tregoi këngëtarja.
Në fund Fjolla tha se nga ky vit kërkon një bebe. “Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë”, përfundoi Fjolla. l.k/abcnews.al