Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe/ Drejtuesi Memisha zbulon gjithçka, nga burimet për veprën te shkrimtarët e përzgjedhur

schedule10:24 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 10:24 - 4 Dhjetor, 2024

Pas 4 vitesh punë, u prezantua në Ditën e Alfabetit drafti i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, vepra më e madhe leksikografike dhe semantike e shqipes së sotme, që përmban 120 mijë fjalë. Ky fjalor shkon përtej standardit duke përfshirë edhe dialektet.

Lidhur me këtë fjalor këtë fjalor ka folur në emisionin “Pas Mesnate”, drejtuesi i projektit, Valter Memisha, i cili ka deklaruar se bur im për veprën janë fjaloret tematike dhe fjalori i 1980.

Ai ka theksuar se janë marrë për bazë dhe veprat e autorëve të njohur nga Ismail Kadare, Rexhep Qosja dhe deri te Dritëro Agolli.

Vepra ka qëllimin e madh që në projekt të jetë vepër mbarë kombëtare, që ajo të sjelli pasuri leksikore nga gjithë Shqipëria. Nuk njihen kufij gjeografik. Kemi një grup të posaçëm nga arbëreshët dhe arvanitasit.

Burimet janë të mbledhura, janë vjelur 20 vëllimet e veprës së Ismail Kadaresë, janë vjelur 36 veprat e profesor Rexhep Qoses, 10 vëllimet e Martin Camajt, 10 vëllimet e Fishtës, 10 vëllimet e Murat Isakut nga Prishtina, 10 vëllimet e Sabri Hamitit, janë vjelur vepra e Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Mitrush Kutelit. Nuk ka të bëjë fare geg e toskë. Është mbarëkombëtar”, tha Memisha.

Më tej, ai u ndal dhe vlerësoi punën e kryeredaktorit të fjalorit, profesor Jani Thomai, i cili ka dhënë një kontribut të madh për gjuhën shqipe.

“Profesor Jani nuk është thjesht hartues, por është dhe redaktor. Madje, në tre fjalorët e fundit, në fjalorin e 2006, në fjalorin e 2020 dhe në këtë fjalor, ai është dhe kryeredaktor. Ndihem i përkëdhelur të punoj me ish pedagogun tim. Jam pjesëmarrës në fjalorin e 2006, fjalorin e 2020, te ky që po diskutojmë dhe te një fjalor tjetër, për të cilin do të flasim kur t’i vijë koha. Do të jetë një fjalor frazeologjik, ku kryeredaktor dhe hartues është profesor Jani Thomai, profesor Ali Jashari dhe unë”, shtoi Memisha./abcnews.al