Fjalimi i lamtumirës/ Biden drejtuar amerikanëve: Këtu sundon populli, historia është në duart tuaja

schedule09:10 - 25 Korrik, 2024

schedule 09:10 - 25 Korrik, 2024

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, dha “lamtumirën e tij të fundit” si kandidat i partisë demokratike në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në nëntor.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, doli në deklaratën e tij të parë pas një jave të mbushur plot me ngjarje. Ai sqaroi për qytetarët amerikanë së këtë vendim e mori për interesin e të gjithë kombit dhe se tani po ja le në dorë të brezit e ri.

“Ka qenë nderi i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Por në mbrojtje të demokracisë, e cila është në rrezik dhe është më e rëndësishme se çdo titull.

Marr forcë dhe gjej gëzim duke punuar për popullin amerikan. Unë besoj se rekordi im si president, lidershipi im në botë, vizioni im për të ardhmen e Amerikës, të gjitha meritojnë një mandat të dytë.

Por asgjë, nuk mund të pengojë shpëtimin e demokracisë sonë, kjo përfshin ambicien personale.

Pra, kam vendosur se mënyra më e mirë përpara është t’ia kaloj “stafetën” një brezi të ri. Kjo është mënyra më e mirë për të bashkuar kombin tonë”, tha ai.

Biden renditi disa nga sfidat më të mëdha që është përballur gjatë këtij mandati.

“Ne ishim në kontrollin e pandemisë më të keqe të shekullit, krizës më të keqe ekonomike që nga Depresioni i Madh dhe sulmit më të keq ndaj demokracisë sonë që nga lufta civile. Por ne u bashkuam si amerikanë. Ne e kaluam atë.

Ne po rindërtojmë fjalë për fjalë të gjithë kombin tonë”, theksoi ai.

Presidenti amerikan deklaroi se aktualisht vendi ndodhet në një “pikë kthese” ku duhet të zgjedh mes demokracisë apo kaosin. Ai tha gjithashtu se për gjashtë muajt e ardhshëm, do të vazhdojë të bëjë punën e tij si president.

Kjo, tha ai, përfshinte vazhdimin e “kostove më të ulëta për familjet që punojnë shumë”, dhe duke e bërë të qartë se nuk ka vend për dhunë politike.

“Asgjë nuk mund të pengojë shpëtimin e demokracisë. Kjo përfshin ambicien personale,” shtoi ai.

“Gjëja e madhe e Amerikës është këtu, mbretërit dhe diktatorët nuk sundojnë. Populli po. Historia është në duart tuaja. Fuqia është në duart tuaja”, theksoi ai.

Presidenti tha gjithashtu se do të vazhdojë të flasë “për të mbrojtur fëmijët nga dhuna me armë” dhe për të mbrojtur “planetin tonë nga kriza klimatike”.

“Amerikës do t’i duhet të zgjedhë midis ecjes përpara ose prapa, midis shpresës dhe urrejtjes, midis unitetit dhe ndarjes. Ne duhet të vendosim: A besojmë ende në ndershmërinë, mirësjelljen, respektin?

Liri, drejtësi dhe demokraci? Në këtë moment, ne mund t’i shohim ata me të cilët nuk pajtohemi jo si armiq, por si amerikanë. Unë besoj se i di përgjigjet e këtyre pyetjeve sepse ju njoh ju, popullin amerikan dhe e di këtë: ne jemi një komb i madh sepse ne janë njerëz të mirë.”

Biden u ndal edhe të zv/presidentja Kamala Harris, duke thënë se do të ishte  zgjedhja e duhur për të mposhtu rivalin republikan, Trump.

“Unë bëra zgjedhjen time. Unë i kam bërë të njohura pikëpamjet e mia. Dua të falënderoj nënpresidenten tonë të madhe Kamala Harris. Ajo ka përvojë. Ajo është e ashpër. Ajo është e aftë. Ajo ka qenë një partnere e jashtëzakonshme për mua dhe udhëheqëse për vendin tonë. Tani zgjedhja varet nga ju, populli amerikan: ju e bëni atë zgjedhje”, tha ai.

Vendimi i Biden për tu Larguar nga gara presidenciale erdhi pas thirrjeve të vazhdueshme brenda partisë së tij, sidomos pas një debati që ka zhvilluar me kandidatin e republikanëve për president, Donald Trump, në të cilin nuk ka pasur performancë të mirë.

/abcnews.al