Nga Astrit Çerma
Me Pirro Manin
Kur ishim studentë Pirrua ishte i pari i stafit të pedagogëve në kursin që ishte lartë nesh. Në 1971 në vënien në skenë të dramës të dramaturgut të famshëm Rus, N.Ostrovskit “Nusia pa prikë” ku luanin Pavlina Mani, Ahmet Pasha. A.Kristofori. K.Kaftalli e të tjerë, për grupin e ciganëve që vinin në aktin e parë dhe këndonin e kërcenin Pirrua mori nga kursi ynë shtatë vetë, midis tyre isha dhe unë.
Kështu, për herë të parë, unë e njoha regjisorin Pirro Mani, dhe, ndofta kjo do të mbetej edhe hera e fundit në se Pirrua mbas 16 vjetëve, në 1987, nuk do ti besonte regjisorit të teatrit tonë dhe ish nxënësit të tij, por edhe idhullit të tij, Spiro Dunit,të vinte në skenë, veprën e parë skenike që ai kishte shkruar: komedinë “Turneu”..
Ishte vërtetë një emocion i veçantë kur pas tre javësh pune, në provën “në tavolinë”, siç quhej prova përfundimtare në studio përpara se të hidheshim në fuaje dhe në skenë, erdhi të na ndjeki edhe vetë autori, por, “belaja”, edhe vetë…regjisori i madh Pirro Mani..
Na mbytën emocionet..He..Siç mora vesh më vonë, Spirua e kishte parashikuar këtë, dhe në “bashkëpunim” me Pirron, si “pa dashje” para se të ipej “gongu ” i fillimit e ngacmon për ca të historiçka të provave që i kishin ndodhur në punën e tij të gjatë me aktorët..
Filloi të rrëfej. Në fillim ne qeshën nën buzë të ndrojtur, pastaj buzëqeshëm, dhe, më pas na mori një e qeshur që, kur u dha befas “gongu” nga Spirua që të filloi prova, ne kishim ardhur të tërë në “dyzen”, aq sa edhe Pirrua, autori i veprës filloi të qeshi me të madhe nga loja dhe karakteret që kishim krijuar në komedin e tij.
Nuk u kthye në Tiranë. Gjatë gjithë javës që ne punuam në skenë ai qëndroi bashkë me ne..
Të ma rrëfenin, unë nuk do ta besoja kurrë se, ky artist i madh i skenës dhe ekranit, i arritjeve, i sukseseve, i çmimeve, i titujve dhe ndereve, do të ishte aq i çiltër në punën e tij profesionale, aq i emocionuar, aq entuziast, aq shpërthyes, aq i lumtur dhe i aq gëzuar në gjetjen e mizaskenave, e detajeve, sa shpesh, të dukej tamam si një fëmijë i që i ngazëllyer kënaqej me lodrën dhe lojën e lodrës.
Ulesh në sallë. Seç i bisedonte kokë më kokë me Spiron..Befas ngrihej. Sillej i shqetësuar..Afrohej pranë paraskenës..Të mbërthente sytë sikur donte të zhbironte tej e përtej, dhe, befas, sapo aktori apo aktoria kapte dhe mëshironte çastin e duhur..”fluturonte” nga gëzimi..
Dhe…Tre orë përpara se ti ipej premiera më vjen poshtë ballkonit Spirua më thërret dhe më thotë se. “Pirrua është shtruar në Spital”…
Një para infarkt…Një goditie në zemrës..
Ishte shtruar në emergjencë..
Të tjerët që kishin ardhur nuk i lan të hynin por doli Pavlina që atë ditë kishte ardhur nga Tirana të shihte çfaqin, dhe kërkoi Spiron..Më ftoi edhe mua..Aty gjetëm Demirin dhe drejtorin e teatrit.
He..Kishte merakun e çfaqies..U Hoth mendimi që çfaqia të shtyhet por Pirrua kategorikisht nuk pranoi.
Lajmi u përhap, pothuajse në të gjithë Elbasanin, sepse premjerat tona të teatrit gjithnjë ishin një eveniment për të..
Në rrathën e parë tek dy karriget bosh, të Pirros e Pavlinës u vendosën dy tufa lule dhe..
Atë natë ishte një çfaqie e mahnitëshme.. Aq shumë duartrokitje sa Spirua u “detyrua” ti kërkonte ndjesë spektatorëve për mbylljen përfundimtare të perdes sepse ne ashtu pa u çveshur nga rrobet e rroleve, pa fshirë grimin si trup u nisëm në spital..ku Pirrua dhe e shoqia Pavlina prisnin të emocionuar..
Natyrisht, të porositur njëqind herë nga mjeku për rrezikun e emocioneve të mëdha në dhomën ku ishte shtruar vetëm pak hymë, Spirua, Zamira, drejtori, Demiri, unë..
Na dëgjonte edhe i shkëlqenin sytë..Dhe, e dini çfarë tha ngadalë mbasi ne mbaruam rrëfimet.
– Ah..të kem të ndez një cigare.
Pavlina ja bërë: – Shëëët..
Ai qeshi dhe me dy gishtat imitoi thithjen e cigares, dhe, pasi i hodhi sytë nga Pavlina, po me dy gishta bëri dhe shenjën e gërshëve..
Mbas tre ditëve, me ambulancë e çuan në spitalin e Tiranës ku ndejti edhe 18 ditë tjera..
Pavarësisht se ne vazhduam komedinë “Turneu” për javë me rradhë. Pavarsisht se brenda vitit i cfaqëm rreth 120 herë në Elbasan e në rrethe , Pirros i “erdhi rradha” që veprën e tij skenike, komedinë “Turneu”, ta shohi në skenë mbas mbas dy vjetësh kur, me të, teatri “Skampa” mori pjesë në festivalin ballkanik të Korinthit, në Greqi..
Po kjo është një histori tjetër..
Lamtumir Artisi i artistëve dhe miku i të gjithë artistëve…
/ Abcnews.al