“Fjalët e Lavrov janë boshe”, Ukraina hedh poshtë garancitë e Rusisë për eksportin e grurit

schedule15:06 - 8 Qershor, 2022

schedule 15:06 - 8 Qershor, 2022

Ukraina i ka hedhur poshtë garancitë e Rusisë për eksportin e grurit duke i cilësuar “fjalë boshe” pasi ministri i jashtëm rus tha se vendi nuk do ta përdorë situatën në avantazhin e tij, shkruan skynews.

“Fjalët e Lavrov janë boshe. Ukraina e ka bërë të qartë pozicionin e saj për portet: nevojiten pajisje ushtarake për të mbrojtur vijën bregdetare dhe një mision për të patrulluar rrugët e eksportit në Detin e Zi”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Ukrainës.

“Rusia nuk mund të përdorë korridoret për eksportin e grurit për të sulmuar Ukrainën jugore.”

Komentet e Oleg Nikolenkos vijnë pasi Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, u takua me homologun e tij turk për të diskutuar një plan për rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës.

Ai tha se e vetmja mënyrë është që Ukraina të çminojë të gjitha rrugët ujore. Ai shtoi se Moska nuk do të përdorë situatën për të vazhduar “operacionin e saj special ushtarak”, për sa kohë që Ukraina i lejon anijet të largohen të sigurta.

“Këto janë garanci nga presidenti i Rusisë”, tha Lavrov.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!