Fjalëkryq i vështirë merkatoje: Nyemar, Griezmann dhe… Paolo Dybala

schedule09:36 - 2 Prill, 2020

schedule 09:36 - 2 Prill, 2020

Zërat e merkatos zor të shuhen edhe në një periudhë të vështirë si kjo, që do të pasohet edhe nga krizë financiare anembanë botës. Gjithsesi, kur flitet për futbollin dhe për klubet e mëdha, shifrat e transferimeve mbeten ende të mëdha. Sidomos kur përmendet rekordmeni Neymar.

Braziliani mbetet një dëshirë e Barcelonës, që sipas “Sky Sport” është e vendosur ta rikthejë brazilianin dhe për këtë është gati të sakrifikojë Antoine Griezmann. Francezi nuk ka shkëlqyer dhe një kalim te PSG do e lehtësonte këtë operacion merkatoje.

PSG e vlerëson me 135 milionë sterlina brazilianin, kurse Barcelona francezin me 88 milion sterlina. Klubi spanjoll synon ta shkëmbejë dhe t’i paguajë diferencën kampionëve të Francës. Nga ana tjetër po mundohet të transferojë edhe Lautaro Martinez të Interit dhe sërish në lojë mund të përfshijë një tjetër lojtar, brazilianin Philipp Coutinho.

Në krahun tjetër PSG po mendon të marrë nga Juventusi Paolo Dybala. Sulmuesi argjentinas nuk po bie dakord me bardhezinjtë, që i kanë ofruar një kontratë të re me një pagë që kap shifrën e 10 milion eurove neto, plus bonuse. Dybala këmbëngul për 12 dhe palët janë larg për momentin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!