Greg Clarke nuk është më president i Federatës Angleze të Futbollit. Ai ka dhënë dorëheqjen, pasi presionit në rritje për shkak të gjuhës së përdorur ndaj lojtarëve të zinj. Termi “futbollistë me ngjyrë” nuk u prit mirë dhe Clarke më pas kërkoi falje.
Clarke nuk ishte mjaftuar me kaq, pasi kishte folur edhe në lidhje me homoseksualët, duke thënë se ajo është një zgjedhje jete, ndërkohë që për aziatikët e jugut u shpreh në njëfarë mënyre se janë “dembelë”, ndaj janë më të shumtë në Departamentin IT në FA.
Gjithçka ndodhi kur ia po fliste për ngacmimet e lojtarëve në rrjetet sociale. Video-konferenca në DCMS rezultoi fatale për të, ndërkohë që Federata Angleze e Futbollit konfirmoi përmes një komunikate se Greg Clarke është larguar nga pozicioni i tij si president i federatës.
Vetë Clarke kërkoi falje më pas: “Jam thellësisht i mërzitur që kam ofenduar ato komunitete të ndryshme në futboll, që unë dhe të tjerët kemi punuar aq shumë që t’i përfshijmë. Fjalët e mia ishin të papranueshme dhe në dëm të lojës për ata që e shikojnë, luajnë, arbitrojnë atë.
Kjo ka sjellë vendosmërinë time për t’u larguar. Si një person që e do futbollin dhe i ka shërbyer me dekada kësaj loje, është e drejtë që të vë interesin e futbollit të parin”. /abcnews.al