Fjala ‘nënë’ të zëvëndësohet me ‘prind’? Debati i fortë: E degjeneruat shoqërinë, e lë mikrofononin

schedule18:02 - 8 Qershor, 2021

schedule 18:02 - 8 Qershor, 2021

Në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi u diskutua mbi lajmet e fundit në median britanike, kur organizatat e shumta kerkojnë qe fjala “nënë” të zëvendësohet me “prindi që lind”, apo në aplikimet për pasaporta fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”.  Të pranishme në këtë diskutim ishin Marsela Lekli, Blerta Tafani dhe Xheni Karaj. Mes tyre pati një bisedë të “zjarrtë” sa i takon përdorimitë të tërmave të sipërmendura por dhe qasjes ligjore dhe në bisedatat e përditshme të tyre.

Psikologia Marsela Lekli nënvizoi mundësinë e një rrisku social duke pasur familje me prindër dy nëna apo dy baballarë sepse janë modele me të cilat rriten.

“Mendoj që fëmija do rritet me atë frymë duke pasur dy nëna ose dy baballarë, qoftë ato edhe të seksit të kundërt. Po flasim për fëmijë që janë të vegjël, fëmijë dhe do rriten me atë frymën e personave që do kujdesen dhe do ta rrisin. Dhe do jetë edhe ai si ata në të ardhmen”.

Në këtë moment ndërhyn Xheni Karaj e cila u shpreh se është rritur në një familje heteroseksuale dhe nuk ndodhi që të ishte hetero por të ketë orientim seksual gay. Blerta Tafaj theksoi se në ecurinë e familjes dhe të shoqërisë e sheh me spekticizëm martesën dhe familjen gay.

“Unë personalisht jam shumë pro dhe e gatshme të mbështes komunitetin lgbt që të kenë një martese, por jam kundër që të kenë një familje sepse më duket sikur merr fund familja, merr fund shoqeria. Dy burra s’bëjnë fëmijë, merr fund jeta pikë”.

Ky ishte një tjetër pikë ku mes zonjave u ndez një debat i fortë, duke dhenë argumentet pro dhe kundër krijimit të familjeve me prindër të gjinisë së njëjtë. Ndiqni bisedën e plote në videot tona në Youtube./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!