Fituesi kontravers i Nobelit Piter Handke, pavarësisht nga retorika mbështetëse nacionaliste në Serbi, nuk është lexuar shumë as nga vetë serbët.
Ndërsa një shkrimtar boshnjak, që jeton në Beograd, thotë se shpalljet non-grata të tij janë të vonuara pasi Handke nuk ka shkruar tani.
Emri më kontrovers i letërsisë së këtij vitit, pavarësisht se është festuar në Serbi, deri më tani nuk ka patur një botues të rëndësishëm. Çmimi nobel tani ia mundësoj atë. Handke, tha se as serbët nuk e kanë lexuar shumë.
Shkrimtari austriak u shpall non-grata në Sarajevë dhe Kosovë, ndërsa një shoqatë e shkrimtarëve serb të Bosnjës e shpalli anëtar nderi.
Emri i tij padyshim ka nxitur sërish historinë e freskët dhe ndarjet që duket se do të jenë historike. Mendimet e ndara janë dukur thellë edhe në Serbi, pavarësisht se u urua edhe nga presidenti.
Muharrem Bazdulj, është një mysliman nga Bosnja.
Si shkrimtar është zhvendosur të jetoj në Beograd për të krijuar një sfidë. Pavarësisht se në vendlindje Hanke nuk përmendet me qejf, Bazdulj ishte gëzuar që shkrimtari që ai pëlqen ka fituar cmimin. Beson se Handke meriton nobelin për letërsi.
“Ky është çmim për letërsi dhe jo për paqe. Për veprat e Handkes në politikë mund të gjenden shumë vërejtje sigurisht, por mendoj se vepra e tij letrare nuk është e diskutueshme. Shumë e shohin si një ideolog që Handke në thelb nuk ka qenë, por ka shkruar udhërrëfime në të cilat ka marrë anë dhe është e kuptueshme përse kjo është për disa e pakëndshme, por kjo nuk ka lidhje me letërsi”, tha shkrimtari Muharrem Bazdulj.
Përfshirja e Handkes në politikën e ish-Jugosllavisë e rreshtoi atë si mbështetës të Sllobodan Milloshevicit dhe krimit. Këtu, Handke në një intervistë të hershme, flet sipërfaqësisht për Kosovën. Pak për verën dhe energjinë e njerëzve.
“Kosova më kujton dy gjëra -dashuri dhe një dhimbje. Është një dashuri për natyrën e kësaj toke dhe një dhimbje për shkatërrimin e madh të saj”, tha nobelisti Peter Handke.
Deklartat politike dhe disa udhëpërshkrime, përvec pjesëmarrjes në varrimin e Milloshevic, ia kanë përzier Handkes mjeshtrinë e pendës me kredibilitetin e tij si intelektual.
Dushan Janjic, në vitet ’90 ka marrë pjesë aktive për një politikë tjetër serbe dhe jo atë të Milloshevic. I indinjuar, drejtuesi i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, thotë se edhe Hitler ka qenë piktor, por si i tillë nuk mbahet mend.
Sinkron3: Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie ndëretnike
“Ka një gjë që quhet personalitet dhe jo gjithmonë shkrimtarët e mëdhenjë janë njerëz të mëdhenj, por shpesh të lëndueshëm dhe të lig. Handke është një ndër ta. Ai paraqitet si njeri që do të përmirësoj padrejtësinë dhe se ne nuk e kemi kuptuar Milloshevicin dhe duhet të luftojmë deri sat ë ngelet serbi i fundit. Handke nuk është aq relevant, pork y incident ka treguar se ne nuk kemi mbaruar luftërat dhe se kujtimet tona janë më shumë se kujtime”, tha Dushan Janjic nga Forumi për marrëdhënie ndëretnike.
Por, shkrimtari boshnjak, që duket se nuk e ndanë mendimin e shumicës, thotë se janë të vonuara shpalljet non-grata pasi Handke nuk ka shkruar tani.
Reagimet i quan të tepruara, kurse thotë se do ta kuptonte sikur ndonjë suedez, academia, mbreti apo ambasadori të shpalleshin non-grata, por Handke nuk e ka shpallur vetën si nobelist.
“Për mua reagimi emotiv është më i qartë kur bëhet fjalë për Kosovën pasi në vitin 1999 kur ndodhin përndjekjet dhe krimet Handke ka qenë tashmë si simbol i afërsisë me regjimin serb, porn ë Bosnje ai shkruan në vitin 1996 kur lufta kishte përfunduar. Si mund të zgjedhësh anë në një luftë të kryer? Marrëdhënia e tij me shqiptarët është problematike pasi ai, përmes nënës së tij sllovene, është identifikuar më shumë më sllavenët dhe mbase shqiptarët nuk i ka përjetuar si dicka të afërt me të”, tha shkrimtari Muharrem Bazdujl.
Biografinë e Handkes duket se do ta ndjek pashmangshëm fati i nobelistit të etiketuar, botën një debat se deri ku janë kufijtë, Ballkanin një përballje e munguar me të shkuarën që duket se jeton./abcnews.al