Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fituesi i Çairit komenton sulmet/ Mexhiti: Edhe në qeverinë e Shkupit ka ministra serbë

schedule19:06 - 20 Tetor, 2025

schedule 19:06 - 20 Tetor, 2025

MAQEDONI E VERIUT- Zgjedhjet lokale te 19 tetorit ne Maqedoninë e Veriut nuk ishin vetëm për të zgjedhur menaxherët e komunave, por edhe një matje forcash e partive shqiptare në garë, të ndara në dy kampe.

Aleanca Kombëtare për Integrim premtoi referendum përmes votave të qytetarëve, rezultat që nuk u prodhua, ndërsa sulmoi kundërshtarët me dy kritika kryesore: si kjo parti po përdorej nga VMDRO-DPMNE e kryeministrit Hristian Mickoski për të qëndruar në pushtet dhe se si kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti po ndërhynte në zgjedhjet lokale.

Fituesi i komunës se Çairit, Izet Mexhiti në një lidhje për Ballkan Update, sqaroi qëndrimin e VLEN për sulmet ndaj koalicionit që u quajt një mashë në duart e Mickoskit dhe një zgjatim i botës serbe.

Ndersa një koment e pati edhe për bashkëpunimin me Prishtinën, duke e quajtur atë një akt normal në dinamiken e zhvillimeve rajonale.

Tentativa e Albin Kurtit për të ndërhyrë në “punët e rajonit” nuk është e para, një akt të dëshpëruar ai e pati edhe ne zgjedhjet politike në Shqipëri në 2021-shin.

Tani mbetet për t’u parë se ne çnivel do të shkojë përfaqësimi i shqiptareve në qeverinë qendrore dhe nëse kryeministri Mickoski do ta lexojë këtë rezultat si një fuqizim të partnerit në koalicion, që ndoshta duhet ta shohë me një tjetër sy, apo edhe kësaj here Beogradi nuk do të lejojë faktorizim të shqiptarëve, duke përfituar edhe nga ndasitë mes tyre. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!