Manchester City shkatërroi 1-4 Liverpool në “Anfield” dhe vijon të marshojë drejt titullit kampion. Ekipi i Pep Guardiola zhvilloi një ndeshje të madhe dhe u rikthye të fitojë në stadiumin mitik pas plot 18 viteve.
Kjo ishte fitorja e 14-të radhazi në të gjithë kompeticionet për Manchester City, një rekord historik për ekipin anglez, që barazoi atë të Preston (1982) dhe Arsenalit (1987).
Trajneri i Cityt u shfaq i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, teksa vlerësoi shumë ndeshjen e Rahem Sterling, autori i golit të tretë.
“Sot kishin rëndësi vetëm tre pikët. Natyrisht që jam shumë i kënaqur me faktin që djemtë thyen një rekord që zgjaste prej një kohe të gjatë.
Zhvilluam një performancë të mrekullueshme. Komplimente edhe për Rahem Sterling. Ishte i shkëlqyer, njësoj si në ndeshjen e sezonit të kaluar“, deklaroi Guardiola. /abcnews.al