Drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku e konsideroi në rezultat optimist, atë që PS ka siguruar deri më tani në qarkun që ajo drejtoi gjatë fushatës elektorale.
Ndonëse Fieri, po shkon drejt 12 mandateve, Balluku tha për ABC News se preferon të presë kutinë e fundit, ndërsa theksoi se mandati i 10 dhe 11 është tashmë i konsoliduar
“Procesi ka hyrë në normalitet, nuk kemi kohë për të humbur, duhe të shpejtojmë KZAZ 60 është më e rëndësishmja. Është numëruar më shumë se gjysma e kutive të qarkut, Rezultati është shumë optimist. Preferoj të pres kutinë e fundit,
Mandati 10 dhe 11 është i konsoliduar jemi të kënaqur të mbajmë mandatin e 12 por duhet parë deri në moment të fundit.”- tha Balluku.