“Fitorja e zgjedhjeve, konfirmim për rrugën në BE/ Costa-Ramës: Ju përgëzoj, thellojmë bashkëpunimin

schedule16:56 - 15 Maj, 2025

schedule 16:56 - 15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa përgëzoi kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Costa u shpreh se do thellohet bashkëpunimi.

“Faleminderit i dashur kryeministër për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Është kënaqësi që mbyll turin në Tiranë. Për BE, integrimi është investimi më i mafh gjeopolitik, është momenti i duhur. Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE. Rezultati i zgjedhjeve konfirmoi dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE. Ju përgëzoj për këtë fitore. Anëtarësimi në BE është angazhimi ynë i përbashkët. Sytë t’i mbani drejt këtij objektivi. Ruajtja e ritmit dhe intensifikimi i punës. Ne qëndrojmë krah për krah në arenën ndërkombëtare. Europa nuk do të thotë vetëm begati, vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!