Politologu Adri Nurellari komentoi situatën politike në Kosovë, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e mbajtura dy ditë më parë. Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Nurellari u shpreh se Albin Kurti do të gjendet përballë dy sfidave të rëndësishme, që sipas të cilit është mandatimi si kryeministër dhe sigurimi i 80 votave për zgjedhjen e Presidentit.
“Ka dy barriera ndërkombëtare me të cilat përballet Kurti. E para është barriera e kushtetueshmërisë së kandidimit si kryeministër dhe mandatimi. Ka për t’u sfiduar vendimi i Gjykatës Kushtetuese që përcaktoi qartaziu se njerëzit e dënuar me vendime të formës së prerë për një vepër penale nuk mund të konkurrojnë. Me gjasa dikush do ta sfidojë kandidimin e tij për mandartin e kryeministrin, me të njëjtën bazë parimore sepse përderisa aplikohet parimi i pastërsitë së figurës. Kurti mund ta marrë pa telashe mandatimin e kryeministrit në Shtator, kur të përmbushen tre vjet prej kohësh kur Gjykata e Apelit e dënoi në formë të prerë.
Barriera e dytë që është dhe më thelbësore është nevoja për Presidentin brenda 30 ditësh përndryshe vendi shkon në zgjedhje, Kurti po i afrohet mbi 50 përqind të votave por në Kosovë duke qenë se 20 mandate është atumatikisht e rezervuar për pakicat, ato 51 përqind që mund të shkojnë nuk përkthehen në 61 deputetë. Dhe për këtë jo vetëm që qeveria do të varet nga partitë e pakicës por do ta ketë të vështirë në kushtet aktuale që të sigurojë 80 vota për zgjedhjen e Presidentit.”, tha ai. /abcnews.al