Fitorja e mundshme e Donald Trump, do t’i hiqte “Non gratën” Sali Berishës? Iris Luarasi: Nuk ndodh!

schedule20:36 - 5 Nëntor, 2024

schedule 20:36 - 5 Nëntor, 2024

TIRANË- Pedagogia Iris Luarasi në një lidhje live me emisionin “Real Story” tha se rikthimit të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë i druhet e gjithë Evropa.

Fitorja e tij tha Luarasi do ketë ndikime edhe në rajon.

“Përveç Shqipërisë dhe rajonit, i druhet gjithë Evropës ardhjes së Donald Trump. Diskutimi kryesor që kemi patur sot, ka qenë pjesa e zgjedhjeve në Amerikë. Unë mendoj se do ketë një ndikimi mbi Shqipërinë dhe rajonin, sepse partneriteti që ne kemi me SHBA, patjetër që ndikojnë në rajonin tonë”, tha ajo.

Por, rikthimi i mundshëm i Trump në krye të Amerikës, a do shtonte shpresat për heqjen e njollës së zezë “Non grata”, të vendosur nga DASH  për Sali Berishën, kësaj pyetjeje, Iris Luarasi iu përgjigj si vijon:

“Ka lidhje me pjesë e vazhdimësisë së reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Jo nuk mendoj se kjo mund të ndodhi. Nuk mendoj se do ketë ndikime në politikën shqiptare të drejtpërdrejta, ka ndikime nga pikëpamje gjeopolitike për Ballkanin Perëndimor dhe rajonit, por jo deri në këtë nivel. Patjetër që mund të ketë tek projekte që kanë lidhje në energjinë dhe infrastrukturën, por unë nuk mendoj se ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me heqjen e pjesë non grata të Berishës”, tha ajo/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!