Fitorja e Enver Hoxhës më 1944, sekretet e luftës për pushtet

schedule22:26 - 15 Nëntor, 2019

schedule 22:26 - 15 Nëntor, 2019

Në 28 nëntor të vitit 1944, komunistët shqiptarë, organizuan një paradë ushtarake në qendër të Tiranës. Ishte një demonstrim për të celebruar fitoren mbi fashizmin, por edhe demonstrim për të legalizuar në popull fituesit e vërtetë të pushtetit politik.

Por si u zhvilluan ngjarjet që faktorizuan komunistët shqiptarë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore? Cilët ishin faktorët dhe aktorët që i çuan ata drejt marrjes së pushtetit? Ishte lufta e quajtur Nacional-Çlirimtare më tepër një luftë kundër fashizmit, apo thjesht një luftë për të fituar pushtetin?

Historigrafia shqiptare ende nuk është në një zë sa i përket dilemës. Një pjesëe  mirë e historianëve të brezit të vjetër gjykojnë se lufta nisi për çlirimin e vendit nga fashistët dhe me kalimin e kohës u kthye në një luftë për pushtet, ndërkohë që një pjesë e historianëve të brezit të ri mendojnë se qysh në fillimet e luftës Enver Hoxha ka pasur vetëm një qëllim të madh: të merrte pushtetin politik.

Të shtunën në mbrëmje, në orën 22:15 emisioni Abc Story sjell një dokumentar interesant, që përmes dokumenteve të kohës, por edhe logjikës së disa prej historianëve më të mirë të dy brezave, tenton të japë një shpjegim definitiv për këtë pjesë të errët të historisë sonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!