Një Atalantë e vogël përballë një Juventusi të madh. Bardhezinjtë kanë mpohstur 0-2 në transfertë Atalantën duke u ngjitur kështu në vendin e 2-të dhe duke “blinduar” zonën Champions.
Pas një pjese të parë pa gola, sfida u zhbllokua nga talenti anglez Iling Junior 56′ goli i parë për të me fanellën bardhezi, ndërsa Vlahovic i hyrë si zëvendësues dyfishoi shifrat në kohën shtesë.
Ndërkohë, tani e gjithë vemendja për ekipin e Allegrit është Europa League, teksa të enjten në Allianz Stadum Juventus pret në gjysmëfinalen e parë Sevilla me synimin e vetëm finalen. SHIKO GOLAT /G.D abcnews.al/